Masa ndaj garave ilegale në Dubai

14/06/2016 00:00

Autostrada pa fund mes shkretëtirës, makina luksoze dhe njerëz të pasur, një kombinim padyshim perfekt për dashuruesit e shpejtësisë dhe motorëve të fuqishëm.

Diçka që duket është shndërruar në problem serioz për Emiratet e Bashkuara Arabe, në veçanti Dubain, ku policia ka marrë masa për të frenuar fenomenin në rritje të garave të jashtëligjshme.

Sipas policisë së Dubait, e cila njihet vetë për makinat luksoze për t’u pasur zili, agjentët sekuestruan 81 automjete sportive të angazhuara në gara ilegale në rrugët e vendit.

Autoritetet thanë se gjatë garave të jashtëligjshme në rrugë publike apo ndërsa tentonin t’i shpëtonin policisë, drejtuesit e mjeteve luksoze arritën shpejtësi mbi 300km/h.

Asgjë problematike për policinë e Dubait, e cila zotëron mjete që janë ndërtuar për shpejtësi të tilla. Mësohet se personat e ndaluar, veçse do të humbasin makinat e tyre, do të gjobiten gjithashtu me 27 mijë dollarë.

Ndëshkime në dukej aspak të rënda për njerëzit e pasur të Emirateve arabe, ku vitin e shkuar numri i makinave u dyfishua dhe nuk bëhet fjalë për mjete prej disa mijëra eurosh apo të blera me këste.

Top Channel