Ekzekutohet pengu kanadez në Filipine

13/06/2016 00:00

Robert Hall, një shtetas kanadez i cili prej muajit shtator 2015 ishte peng i grupit terrorist Abu Sayyaf në Filipine është ekzekutuar.

Hall ishte marrë peng bashkë me tre persona të tjerë, një kanadez, një filipinas dhe një norvegjez.

Mediat raportojnë se ekzekutimi i tij ka ardhur pas përfundimit të afatit të vendosur nga terroristët të cilët kërkojnë një shumë të konsiderueshme parash për lirimin e pengjeve.

Ka qenë kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ai i cili ka konfirmuar edhe lajmin e ekzekutimit të Hall.

“Me keqardhje kam arsye të besoj se një shtetas kanadez, Robert Hall, i cili mbahej peng në Filipine prej 21 shtatorit 2015 është vrarë nga rrëmbyesit e tij”, ka deklaruar Trudeau.

Top Channel