PD: Dekriminalizimi po funksionon

13/06/2016 00:00

Partia Demokratike ka reaguar pas arrestimit të Elvis Rroshit duke e cilësuar atë si funksionim të ligjit të dekriminalizimit, megjithë mbrojtjen, sipas saj, që kryebashkiaku i dorëhequr i Kavajës gëzon nga Kryeministri Edi Rama.

Vendimin e Rroshit për të mos u dorëzuar dhe për të vijuar betejën me drejtësinë, për akuzat që ai i quan politike dhe të pavërteta, opozita e lexon si qëndrim të Kryeministrit.

Çdokush e di se ato janë fjalët, janë qëndrimet, janë kërcënimet e Edi Ramës, që shprehen përmes zëdhënësit të tij për dekriminalizimin, Elvis Rroshi”, thuhet në reagimin e PD.

PD thotë se “dekriminalizimi u vu në jetë dhe dekriminalizimi është në shërbim të vendit, të çdokujt, të majtë e të djathtë e të paparti, që kërkon të ketë në bashki, në zyrat publike, në krye të vendit, përfaqësues me dinjitet e integritet dhe jo trafikantë, vrasës, tutorë, përdhunues, të cilët populli nuk i do dhe nuk i deshi për asnjë moment, por që Edi Rama ua imponoi me forcë”.

Top Channel