Juventus zyrtarizon transferimin e Pjanic

13/06/2016 00:00

Kur vëmendja është përqendruar të Kampionati Europian i Futbollit, drejtuesit e Juventusit nuk humbin kohë, por mendojnë seriozisht për sezonin e ardhshëm dhe jo vetëm, duke arritur të transferojnë një lojtar mjaft të rëndësishëm si boshnjaku Miralem Pjanic.

Pjanic është lojtari më i ri bardhezi. Pasi kreu vizitat mjekësore 26 vjeçari nënshkroi një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Juventusin deri në fund të vitit 2021 dhe do të përfitoi 4.5 milionë euro në sezon.

Futbollisti zbarkoi në Torino mbrëmjen e së dielës, ndërsa mëngjesin e ditës së sotme kreu vizitat mjekësore në J Medical, qendra e re mjekësore e kampionëve të Italisë.

Me dhjetra tifozë juventinë dolën në pritje të lojtarit më të ri të ekipit të tyre. Pjanic ka qenë një prej lojtarëve më të mirë të Roma gjatë sezoneve të fundit, ndërsa pritet të mbajë peshën kreyesore në mesfushë edhe të Juventusi gjatë sezoneve të ardhshme.

Top Channel