Tre pikë në ndeshjen e parë në Europianin 2016 janë një bilanc i mirë për Zvicrën dhe për të çtensionuar ekipin, trajneri Petkovic i lejoi lojtarëve helvetikë disa orë më shumë pushim sesa program i parashikuar. Për t’i dhënë mbështetjen e duhur, disa prej protagonistëve takuan familjarët dhe partneret e tyre ndërsa nuk munguan paparacët në çdo cep të komplekseve.

Haris Seferovic ishte i pafat në ndeshjen ndaj Shqipërisë në Lens, pasi humbi disa raste të pastra përballë Etrit Berishës, por sulmuesi u ngushëllua me të dashurën e tij gjermane, Amina. Pak not në pishinë, shëtitje dhe drekë para se sulmuesi i Zvicrës ti rikthehej regjimit nën urdhrat e trajnerit Petkovic.

Por nëse Seferovic e kishte pranë gjysmën e tij më të mirë, golashënuesi në përballjen me Shqipërinë Fabien Shar u detyrua të kënaqej me një përshëndetje nga larg e të dashurës së tij. Ramona Elsener ndodhet me pushime në Punta Kana, por nuk harroi numrin 22 për të kujtuar golin me vlerë 3 pikë të mbrojtësit helvetik, diçka të cilën mediat me ironi e kanë cilësuar “doping në distancë”. 

Familjarët e tjerë të futbollistëve kanë preferuar të ndjekin stërvitjen, për aq pak minuta të lejuara nga trajneri. Mes tyre spikaste gruaja simpatike e Blerim Xhemailit, Erjona, së bashku me djalin e vogël të çiftit, Luan që ndjek në çdo stadium babain e tij.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel