Euro 2016, alarm fals para ndeshjes Suedi- Irlandë

13/06/2016 00:00

Një pako e dyshimtë është gjetur në stadiumin ‘Stade de France’ në Paris ku në orën 18:00 do starton edhe ndeshja Suedi- Irlandë.

Fatmirësisht ka rezultuar një alarm fals, duke vijuar normalisht zhvillimin e ndeshjes.

Pas gjetjes së pakos së dyshimtë policia franceze ka zhvendosur jashtë stadiumit pakon e dyshimtë, ku edhe ka realizuar një shpërthim të kontrolluar që provoi edhe faktin se brenda pakos nuk kishte asgjë të dyshimtë.

Top Channel