Scherzinger, më e dashuruar se kurrë me tenistin bullgar

13/06/2016 00:00

U përfol se romanca e tyre është drejt fundit, por Nicole Scherzinger dhe Grigor Dimitrov i kanë hedhur poshtë këto thashetheme.

Çifti i dashuruar është fotografuar teksa po largoheshin nga “London Palladium”, pas një mbrëmje të këndshme duke parë “Funny Girl”.

Teksa shëtisnin rrugëve të kryeqytetit britanik, Nicole, 37-vjeçare, dhe i dashuri i saj 25-vjeçar dukeshin më të dashuruar se kurrë më parë, duke hedhur përfundimisht thashethemet se romanca e tyre është drejt fundit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel