Euro 2016, Spanja e nis me fitore, mposht 1-0 Çekinë

13/06/2016 00:00

Spanja e ka nisur me fitore Kampionatin Europian, duke mposhtur minimalisht 1-0 Çekinë, me një gol të shënuar nga Gerard Pique në minutat e fundit të ndeshjes.

Kombëtarja e drejtuar nga Del Bosque bëri lojën e zakonshme, duke patur një përqindje të lartë të mbajtjes së topit, ndërsa Çekia kërkonte ta ndëshkonte me anë të kundërsulmit. Megjithatë pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura. Morata, Silva e Nolito që ishin në sulmin e Spanjës nuk arritën të gjenin golin.

Edhe në pjesën e dytë ishte thuajse e njëjta mënyrë loje nga të dyja ekipet deri 3 minuta para fundit të takimit, kur Pique gjen golin e avantazhit dhe të tre pikëve të para në këtë ndeshje. Iniesta dhuron një asist perfekt për shokun e tij te Barcelona, i cili me kokë mposht portierin Cech.

Të dëshpëruar në fundin e takimit, çekët nuk kishin më kohë të reagonin dhe regjistrojnë humbjen e parë në Euro 2016. Megjithatë përball Spanjës mund të vlerësohet si e justifikueshme.  

Top Channel