Reshjet bllokojnë rrugët, rrëshqitje dherash në shumë zona të vendit

13/06/2016 12:15

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në bazë të komunikimeve të vazhdueshme me specialistët e drejtorive rajonale, për shkak të reshjeve të shiut ka bllokime të akseve rrugore Vau i Dejës-Pukë, Skuraj-Burrel, Bajram Curri-Valbonë dhe Hani i Hotit-Tamarë, në rajonin e veriut.

Gjithashtu, në qarkun e Durrësit paraqiten probleme në zonën e Shkëmbit të Kavajës për shkak të pusetave me beton dhe tek Mali i Robit, ku pusetat janë bllokuar nga mbeturinat.

Në këto zona kanë shkuar grupet e punës që do të punojnë për normalizimin e situatës. Kurse në rajonin jugor raportohet se si pasojë e shirave ka dalë nga shtrati një përrua në zonën e Radhimës.

ARRSH rekomandon drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në qarkullim dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Top Channel