Kuvendi i Kosovës, seanca e së enjtes pa demarkacionit në rend dite

13/06/2016 00:00

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur në mbledhjen e mbajtur këtë të hënë, që seanca e radhës parlamentare të mbahet të enjten e 16 qershorit.

Kryeparlamentari Kadri Veseli tha se, shpresonte që së shpejti të ketë një vendim për liberalizimin e vizave, ndërsa për vendime të mëdha – sipas tij, – partitë duhet të kenë konsensus të përbashkët.

Veseli nuk është përgjigjur për çështjen e demarkacionit dhe se kur do të mbahet seanca e ratifikimit të saj. Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit nisi në orën 10:00 dhe diskutoi pikat e rendit të ditës.

Top Channel