Mbi 8% e islandezëve kanë udhëtuar në Francë

12/06/2016 00:00

Mbi 8% e popullsisë së Islandës do të jenë në Francë për të përkrahur lojtarët e kombëtares së tyre në finalet e Europianit, duke nisur me ndeshjen e parë që e luajnë të martën ndaj Portugalisë.

Islanda është një ishull në veri të Europës që ka një popullsi mbi 300 mijë banorë, ndërsa 26.985 persona, ose 8.15%, kanë udhëtuar drejt Francës për të ndjekur skuadrën e tyre përfaqësuese.

Sipas vlerësimeve, këta tifozë pritet të shpenzojnë deri në 40 milionë euro gjatë qëndrimit të tyre në Francë, gjë që mund të nuk është pritur mirë nga ekspertët ekonomikë islandezë.

Ndërkohë, ekipi kombëtar i Islandës ka marrë me vete edhe një grup prej 50 gazetarësh, gjysma prej tyre korrespodentë të agjencive të huaja në vend.

Top Channel