Më thuaj muajin e lindjes, të të them sëmundjen që ke

12/06/2016 00:00

Shkencëtarët kanë zbuluar se 55 sëmundje janë të lidhura ngushtësisht me muajin e lindjes së pacientit.

Shkencëtari Nikola Taloneti ka bërë një studim të paksa të ndryshëm të konvencioneve biologjike dhe molekulare rreth shëndetit të njeriut.

Ai bashkë me ekipin e tij të hulumtuesve tek Qendra Mjekësore Columbia studiuan një lidhje të mundshme rreth muajit të lindjes dhe dyshimit të zhvillimi të disa sëmundjeve të specifikuara.

Ata gjetën se 55 nga 1668 sëmundje të diagnostikuara janë të lidhura ngushtë me muajin e lindjes së pacientëve, dhe sipas Taloneti, kjo nuk është një rastësi.

Shkencëtarët zbuluan një lidhje midis 16 sëmundjeve dhe muajin e lindjes, dhe shumica e tyre ishin të lidhura me sëmundjet e zemrës.

Sipas studimit të zhvilluar tek 1.7 milionë persona, njerëzit e lindur në Janar kanë pritshmërinë që të vuajnë nga hipertensioni.

Ata që kanë lindur në Shkurt janë të ndjeshëm ndaj dridhje atriale, një situatë që shkakton një normë të parregullt dhe jo normale të rrahjeve të shpejtë të zemrës.

Gjithashtu është provuar se ata që kanë lindur në pranverë, si muaji Mars, janë të prekur nga ateroskleroza, ata të lindur në Prill janë më të prekur nga astma.

Nga ana tjetër, Tetori është i lidhur me sëmundjet mendore, Nëntori me infeksionet e vazhdueshme dhe dhjetori me bronkitin.

Top Channel