Euro 2016, dhunë edhe në Nisë mes irlandezo-veriorëve dhe francezëve

12/06/2016 00:00

Dhuna mes tifozësh nuk u kufizua vetëm në Marsejë, por u shfaq edhe në Nisë. Një grup tifozësh të Irlandës së Veriut u përleshën me disa të rinj francezë, lajm që u konfirmua nga Prefektura e këtij qyteti.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të së shtunës, në një rrugë në qendër të qytetit, kur një grup të rinjsh vendas filluan të hidhnin shishe në drejtim të tifozëve irlandezoveriorë, me këta të fundit që u përgjigjën me të njëjtën monedhë, ndërkohë që në këtë skenë nuk munguan as tifozët polakë.

Policia ndërhyri për të ndalur dhunën, nga e cila mbetën të plagosur 7 persona. Kryebashkiaku i Nisës, Christian Estrosi, nëpërmjet një komenti në profilin e tij në “Twitter” dënoi dhunën e shfaqur në rrugët e qytetit.

Top Channel