Shqipëria fiton me raste, Zvicra me gola

11/06/2016 00:00

Ka rezultuar një debutim i hidhur për kombëtaren shqiptare Europiani i Francës. Në lens skuadra kuqezi u dorëzua përballë Zvicrës me rezultatin 1-0 në një ndeshje ku ne meritonin dicka më shumë duke parë edhe mënyrën sesi shkoi kjo përballje mes shqiptarësh. 

Ashtu si ndeshjet e fundit miqësore, edhe në këtë debutim në finalet e një europiani Shqipëria pësoi gol që në minutat e para. këtë herë ishte portieri Berisha ai që gaboi në dalje duke i dhënë mundësunë Shar të shënojë në minutën e 5. 

Rreth 20 minuta e deshën që kuqezinjtë të mblidhnin veten dhe të rrezikonin portën kundërshtare. Rastin më të mirë e kishte Sadiku, i cili në një aksiond identik me atë të Ukrainës, nuk arriti të barazojë. Në momentin më të mirë të tanëve, Lorik Cana u vetëflijua duke mos lejuar pësimin e golit të dytë. kapiteni kuqezi preku topin me dorë në hyrje të zonës dhe u ndëshkua me të kuq. 

Pavarësisht dizavantazhit numerik, Kombëtarja jonë e nisi pjesën e dytë me më shumë dëshirë. De biasi bëri edhe një lëvizje duke aktivizuar Çikalleshin, por ai që iu afrua golit ishte sërish Sadiku në minutën e 76 kur goditi rrjetën e jashtme të portës së Sommer. në minutët e fundit i erdhi radha shhkëlzebn gashit që të hyjë në fushën e lojës si përpjekja e fundit e De Biasit për të evituar disfatën.

Sulmuesi i Colorado Rapids e pati shansin e artë 3 minuta, por Sommer e ndali gjuajtjen e tij. Kështu përfundoi sfida e parë europiane për Shqipërinë e cila do të luajë edhe 2 ndeshje në grup, atë ndaj Francës dhe Rumanisë.

FOTO GALERI
1/34

Top Channel