Kupa e Amerikës, Messi kualifikon Argjentinën në çerekfinale

11/06/2016 00:00

I kanë mjaftuar vetëm 30 minuta lojë për të mbyllur llogaritë me Panamanë dhe të kalojë Argjentinën e tij në çerekfinale të Kupës së Amerikës. Lionel Messi ishte autori 3 golave në fitoren e Argjentinës.

Otamendi ishte autori i golit të parë, që në minutën e 7 të ndeshjes, ndërsa pjesa e parë e takimit përfundoi me avantazhin minimal 1-0. Në minutën e 60 aktivizohet Lionel Messi dhe loja merr menjëherë tjetër pamje. Ai realizoi tre herë duke iu bashkangjitur brazilianit Coutinho në krye të listës së golashënuesve më të mirë. Trajneri i Argjentinës, Gerardo Martino nuk rrezikoi, duke e nisur ndeshjen me Messin në stol, pasi 28-vjecari sapo ishte riaftësuar nga dëmtimi që e detyroi të mungonte në ndeshjen e parë ndaj Kilit. Golin e 5-t për Argjentinën e shënoi Aguero në të 90-tën.

Një fitore të çmendur arriti Kili në ndeshjen tjetër të grupit B. La Roja mposhti 2-1, Bolivinë, në Gillete Stadium të Foxborough, falë edhe Arturo Vidalit që shënoi dy herë. Për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit kampionët në fuqi të Copa Americas kishin nevojë për një fitore dhe e arritën atë vetëm falë një penalltie të shënuar nga mesfushori i Bayernit në minutën e 100 të ndeshjes.

Plot 10 minuta zgjati shtesa në këtë sfidë me Kilin që mori një fitore shumë të rëndësishme në frymën e fundit. Golit të Vidal në sekondat e para të pjesës së dytë iu përgjigj Campos në të 61-tën. Me këtë sukses skuadra e trajnerit Pizzi u ngjit në vendin e dytë të grupit D, dhe për tu kualifikuar në çerekfinale, Kilit do t’i mjaftonte një barazim në ndeshjen e fundit ndaj Panamasë.

Top Channel