Granit Xhaka mesazh prekës Taulantit: Do jesh model për mua

11/06/2016 00:00

E ndërsa na mbeten vetëm pak orë para debutimit të kombëtares shqiptare në një kompeticion europian, një mesazh prekës vjen nga Granit Xhaka kushtuar vëllait të tij që do të luaj për fanellën kuqezi.

Natyrisht që emocionet më të mëdha e ndeshjes Shqipëri-Zvicër u takon Granit dhe Taulant Xhaka, kur për herë të parë në historinë e Europianit dy vëllezër do të zbresin në fushën e blertë për të luajtur si kundërshtarë.

Ai më i vogli, Taulanti, do të mbrojë ngjyrat kuqezi, ndërsa vëllai më i madh, Graniti, do luajë bashkë me 4 shqiptarë të tjerë për kombëtaren e Zvicrës.

Ky i fundit përmes rrjetit social “Facebook” ka postuar edhe një mesazh dedikuar vëllait të tij.

“Vëllai im dhe unë kemi qëndruar bashkë pavarësisht çfarë ka ndodhur. Nesër do të jetë hera e parë që ne do të përballemi me njëri tjetrin në fushë si kundërshtarë dhe unë shpresoj që të jetë hera e parë dhe e fundit. Ne do t’i tregojmë botës se edhe pse jemi kundërshtarë në 90 minuta ne do të qëndrojmë së bashku ashtu siç bën një vëlla. Një ndeshje nuk mund të na ndajë as si shokë dhe as si vëllezër. Të uroj shëndet dhe shumë fat në ndeshjen e nesërme dhe ti do të mbetesh gjithmonë model për mua”, shkruan Granit Xhaka.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel