Fitorja ndaj Rumanisë, Deschamps: Bëmë shumë gabime

11/06/2016 00:00

I lumtur, por jo i kënaqur, ka qenë trajneri i Francës Didier Deschamps pas fitores me rezultatin 2-1 ndaj Rumanisë në ndeshjes hapëse të Euro 2016.

“Të luash ndeshjen hapëse nuk është kurrë e lehtë, e bukura për sonte ishte se fituam”, ka deklaruar Deschamps në fillim të intervistës në përfundim të ndeshjes.

Në lidhje me ndeshjen Deschamps  nënvizon se gjatë lojës Franca ka pasur një sërë gabimesh.

“Patëm disa rate, por edhe bëmë shumë gabime dhe vuajtëm shumë në disa momente të ndeshjes. Në fund vendosa një skemë sulmuese e cila dha rezultat. Mbetet pozitiv fakti që fituam”, është shprehur Deschamps.

Top Channel