Payet, lojtari që eklipsoi Pogba e u kthye në heroin e Francës

11/06/2016 00:00

Të gjithë prisnin shpërthimin e Pol Pogba që në ndeshjen hapëse të këtij kompeticioni, por ishte një tjetër futbollist i cili mori vëmendjen maksimale dhe u kthye në heroin e francezëve mbrëmjen  e sotme, Dimitri Payet, mesfushori që luan për West Ham në Premier League, 29 vjeç, u befasoi të gjithë me klasin e lartë dhe me vizionin e lojës.

Gjithçka niste nga këmbët e tij, pavarësisht pasaktësisë të treguar nga Griezmann dhe Giroud ai dhuroi 4 asiste për gol.

Ndërsa në fundin e takimit ishte futbollisti që realizoi një supergol e ngriti në këmbë një stadium dhe gëzoi të gjithë popullin francez, duke i dhënë Francës tre pikët e para në Europianin që luhet në shtëpinë e saj  fitoren 2-1 ndaj Rumanisë.

Trajneri Deshamp, i dhuroi edhe një “Standing-novation” duke e zëvendësuar në minutat e shtesës, ai mori të gjitha duartrokitjet e tifozëve të pranishëm në stadium, ndërsa më pas shpërtheu në lot nga gëzimi.

Pas takimit ai u shpreh se as në ëndërr nuk e kishte imagjinuar një debutim të tillë në një event kaq të rëndësishëm, siç është kampionati europian.

“Nëse dikush do të më thoshte se nata e sotme do të shkonte kështu, nuk do ta besoja. Jam shumë i lumtur për golin, më se shumti për tri pikët. Nuk po më besohet”, ka thënë pas ndeshjes Payet.

Top Channel