Tirana Fan Zonë, qindra ndjekin nisjen e Europianit

10/06/2016 00:00

Qindra qytetarë nga kryeqyteti kanë shijuar nga sheshi Nënë Tereza ceremoninë  e hapjes së Euro 2016 dhe më pas emocionet e sfidës Francë – Rumani.

Madhështinë franceze dhe golin e Xhiru, tifozët shqiptarë e kanë ndjekur Live nga “Fan Zone”, ambient i ngritur nga Bashkia e Tiranës enkas për euro 2016.

Nëpërmjet një ekrani gjigand të vendosur në qendër të sheshit Nënë Tereza, por edhe në shoqërinë e aktiviteteve të ndryshme, qytetarët do të kenë mundësinë të shijojnë 30 ditët e Kampionatit Europian dhe për më shumë të mbështesin kombëtaren shqiptare në sfidat ndaj Zvicrës, Francës dhe Rumanisë.

Drejtuesit e bashkisë kanë theksuar se në ditët kur kuqezinjtë do të zbresin në fushë, Tirana Fan Zone mund të presë deri në 30 mijë spektatorë.

Top Channel