“Brexit”, 430 mijë zgjedhës të rinj regjistrohen për referendumin

10/06/2016 00:00

Mbi 430 mijë vetë i janë shtuar listës së votuesve në referendumin për qëndrimin ose jo të Britanisë në BE, i parashikuar për më 23 qershor.

Të dhënat janë publikuar nga mediat britanike, sipas të cilave regjistrimi është bërë rreth dy orë para skadimit të afatit, i shtyrë nga komisioni elektoral britanik.

Zgjatja e afatit të regjistrimit, fillimisht i caktuar deri në orën 23:59 të së martës, nuk bind gjithësesi për një përforcim të mundshëm të euroskeptikëve.

Përkundrazi, Arron Banks, bashkëthemelues i një prej platformave anti-BE, ka ngritur dyshime se shtyrja mund të jetë bërë me qëllim shtimin e mbështetësve të BE-së. Duke e cilësuar këtë veprim jokushtetues, ai nuk e ka përjashtuar mundsinë e një padie ligjore.

Sipas disa analistëve, ata që janë regjistruar në momentin e fundit janë kryesisht të rinj, një segment elektoral që sipas sondazheve mbështet frontin europian.

Top Channel