Lideri injoron fushatën antiduhan

10/06/2016 00:00

“Bëj siç them unë dhe jo siç bëj unë”. Duket se kjo shprehje e vjetër i shkon mjaft mirë liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili nuk praktikon ato që predikon qeveria e tij.

Së fundmi, mediat shtetërore të vendit publikuan një fotot të Kim me një cigare në dorë, pikërisht në mes të fushatës antiduhan të vendit. Fotoja duke tymosur u bë gjatë një prej vizitave të tij propagandistike në një kamp fëmijësh dhe nuk kishte lidhje të drejtpërdrejt me fushatën antiduhan.

Por kjo e fundit ka qenë temë kryesore e në mediat e vendase që prej majit, kur prodhuesve të duhanit në vend ju kërkua të vendosnin paralajmërime për shëndetin mbi kutitë.

Mediat shtetërore gjithashtu prek kohësh lajmërojnë hapjen e laboratorëve kërkimorë kundër duhanit në vend, pjesë e strategjisë së qeverisë për të bindur qytetarët që të mos tymosin.

Por ja ku shfaqet Kim Jong Un me një cigare në dorë duke prishur gjithçka. Fundja fare, në një vend komunist dhe të izoluar si Koreja e Veriut, kush mund të jetë shembull më i mirë se sa lideri që adhurohet si një perëndi?

Top Channel