Obama autorizon bombardimet kundër talebanëve në Afganistan

10/06/2016 00:00

Pas muajsh të tërë debate, presidenti amerikan Barack Obama ka marrë vendimin për të zgjeruar aksionin ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Afganistan.

Sipas mediave amerikane, presidenti ka autorizuar edhe realizimin e bombardimeve ajrore aty ku është e nevojshme, me qëllim frenimin e avancimit të talebanëve, të cilët thuhet se po përgatisin një ofensivë verore.

Burime nga administrata Obama njoftojnë se, Shtëpia e Bardhë parashikon edhe intensifikimin e ndihmave për forcat e armatosura afgane.

Një kërkesë kjo e bërë prej kohësh nga krerët e ushtrisë amerikane, që përfshin edhe ndryshimin e rregullave ushtarake, siç njihen ato për veprimin në një territor të huaj.

Ndërkohë, 9.800 ushtarët amerikanë që ndodhen ende të vendosur në Afganistan nuk do të përfshihen në luftime direkte me rebelët.

Top Channel