Europiani, ja lojtarët më vendimtarë

10/06/2016 00:00

Gareth Bale dhe Zlatan Ibrahimovic janë futbollistët më vendimtarë në Euro 2016. Uellsiani dhe suedezi janë ata që mbajnë peshën më të madhe të golave në përfaqësueset e tyre respektive.

Në rastin e futbollistit të Realit të Madridit, të dhënat bëhen akoma më impresionuese nëse marrim parasysh asistet e tij në 11 golat e Uellsit që janë në nivelin 81.82%. Bale shënoi 7 nga 11 golat e përfaqësueses së tij, ndërkohë që Inbrahimovic ka shënuar 11 dhe ka dhënë edhe 1 asist.

Në vendin e tretë në klasifikim është sulmuesi i Rusisë, Dzyuba. Futbollisti i Zenit ka shënuar 8 nga 18 golat e skuadrës së tij, ndërkohë që niveli i paseve për gol është 55.56%. Menjëherë pas tij gjendet islandezi Sigurdson.

Goleadori i fazës kualifikuese, Robert Leëandoëski është i pesti duke lënë pas Jarmolenkon dhe Muller. Cristiano Ronaldo është akoma më prapa me 31-vjeçarin që ka marrë pjesë në 45.45% të rasteve për gol. Për më tepër, Portugalia është ndër skuadrat që ka shifrat më të ulëta përsa i përket realizimit të golave 11, nga të cilat 5 i ka shënuar Ronaldo.

Te Spanja, Paco Alcacer rezultoi si futbollisti më vendimtar, por që Del Bosque nuk e ka marrë me vete në Europianin e Francës. Sulmuesi i Valencias ka marrë pjesë në 6 nga 23 golat e shënuara nga “La Roja” me 5 realizime dhe 1 asist të dhënë.

Top Channel