Shaqiri: Për 90 minuta s’do jemi miq

10/06/2016 00:00

Shqipëri-Zvicër është vetëm disa orë larg dhe Xherdan Shaqiri mendon se në fund të 90 minutave, fitores do t’i gëzohet skuadra e cila punon më shumë për të në fushë dhe asgjë tjetër.

“Është një ndeshje mes Shqipërisë dhe Zvicrës dhe në fund të 90 minutave do të fitojë kush është më i miri, skuadra e cila e dëshiron më shumë atë”, tha futbollisti shtatshkurtër i pyetur nëse kjo mund të cilësohet si një sfidë mes shokëve.

Pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA, ka bërë që lojtarët shqiptarë që luajnë për Zvicrën të jenë gjatë gjithë kohës në vëmendjen e mediave përsa i përket të ardhmes së tyre.

“Jam shumë i kënaqur që Kosova u pranua në FIFA dhe UEFA. Nëse do të luajnë për kualifikueset e Botërorit më vjen shumë mirë. Për momentin unë luaj në këtë Europian dhe mund të flas vetëm për këtë”, ha Shaqiri.

Të shtunën, shoqëria dhe miqësia që kanë kuqezinjve tanë me lojtarët shqiptarë të Zvicrës, do të shndërrohet në rivalitet për 90 minuta.

“Te skuadra shqiptare kam shumë miq e shokë. Kemi bërë mjaft shaka me ta, por për 90 minuta nuk do të jemi miq”, e mbylli lojtari i Stoke City.

Top Channel