Kompanitë amerikane do fluturojnë sërish në Kubë

10/06/2016 00:00

Për herë të parë pas më shumë se 50 vitesh, administrata Obama u ka lejuar kompanive ajrore amerikane të fillojnë fluturimin në Kubë.

Departamenti i Transporteve ka zgjedhur gjashtë kompani për të kryer fluturime drejt 9 qyteteve të ishullit të Karaibeve, përveç Havanës.

Ndërkohë, kompanitë e zgjedhura janë “American Airlines”, “Frontier”, “JetBlue”, “Silver Airways”, “Southwest” dhe “Sun Country”.

Tani pritet që të nënshkruhen marrëveshjet me qeverinë e Havanës, ndërsa biletat do të fillojnë të shiten në javët e ardhshme.

Leja e qeverisë amerikane vjen disa muaj pas shkrirjes së marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës, pas dekadash të tëra sanksionesh dhe vizitës në muajt e fundit të presidentit Obama atje.

Top Channel