Medvedevi viziton Beogradin, Serbia e pret me helikopterë rusë

10/06/2016 00:00

Dy prodhues rusë të helikopterëve do të dërgojnë mjetet e tyre në Serbi më 27 korrik, për të pritur kryeministrin rus, Dmitry Medvedev.

“Medvedev do të vizitojë Beogradin”, ka thënë ambasadori rus, Aleksandr Chepurin për agjencinë e lajmeve “Sputnik”. “Një takim i përbashkët i komisioneve për zhvillim ekonomik do të mbahet në Suzdal, një qytet 150 kilometra larg Moskës. Këto janë ngjarjet kryesore që po presim”, ka thënë Chepurin.

Ambasadori ka thënë se pritet të ndodhë gjithashtu një takim i patriarkëve, duke shtuar ky do të jetë i pari i përfaqësuesve fetarë të 14 vendeve ortodokse, gjë që ndodh pas 1.000 viteve.

Top Channel