SHBA, valë zemërimi ndaj gjykatësit

10/06/2016 00:00

Politikanë e figura të njohura mes të cilëve edhe zevendespresidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden iu bashkuan korit të zërave që mbështesin viktimën e një agresioni seksual në Universitetin e Stanfordit.

Ish-notari i tij, Brock Turner përdhunoi janarin e 2015-s një vajzë që kishte humbur ndjenjat. Javën e kaluar, një gjykatës i Kontesë së Santa Klarës në Kaliforni dha vendimin për dënimin e tij me vetëm gjashtë muaj burg, në një kohë kur prokurorët kishin kërkuar të paktën 6 vjet heqje lirie.

Reagimet qenë të menjëhershme e veçanërisht të ashpra ishin ato online. në një letër të hapur drejtuar viktimës së kësaj ngjarjeje, Biden shkruante:  “Jam i mbushur me zemërim për këtë që të ndodhi ty dhe për faktin që kultura jonë është kaq e dërrmuar sa t’u desh të viheshe në pozitat e mbrojtjes së vetes dhe vlerave të tua”.

Dallga e zemërimit që ngjalli ky episod është pjesë e indinjatës në rritje ndaj agresioneve seksuale në komplekset universitare amerikane. Zyrtarët thonë se që prej dhënies së vendimit, gjykatësi Aaron Persky ka marrë disa kërcënime me vdekje.

Aktorja Brie Larson, e cila fitoi një çmim Oskar për portretizimin e një vajze të rrëmbyer e të përdhunuar në filmin “Room”, shkroi në Tëitter se  “Persky ishte rreshtuar në anën e gabuar të historisë”.

Top Channel