Europiani rihap “arenën” e Kryeministrisë

10/06/2016 00:00

Për të gjithë ata që dëshirojnë të shohin Shqipërinë, por edhe ndeshjet e kampionatit europian, fusha e gjelbërt tek Kryeministria është ‘shndërruar’ sërish në arenë për tifozët.

Këtë ua kujtoi të gjithë qytetarëve edhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Fusha e gjelbër e Kryeministrisë është në dispozicion të kujtdo që dëshiron të shohë live Euro2016-ën”, shkruan ai në postimin e shoqëruar edhe me një foto ilustruese.

Kampionati europian i futbollit nis mbrëmjen e së premtes me Francë-Rumani, ndeshja e parë e grupit A, ku bën pjesë edhe Shqipëria, që do të debutojë në orën 15:00 me Zvicrën.

Top Channel