Gjermania, dëmtohet portieri Ter Stegen

10/06/2016 00:00

Gjermania nuk po gjen paqe. Pas Rudigerit, një tjetër fubollist i kësaj përfaqësueseje pësoi një dëmtim dhe bëhet fjalë për Marc Andre Ter Stegen.

Portieri i Barcelonës nuk u stërvit në seancën e radhës stërvitore për shkak të një problemi të shfaqur prapa qafës.

Burime të brendshme pranë përfaqësueses gjermane bëjnë të ditur se dëmtimi nuk është shumë shqetësues, megjithatë Ter Stegen do t’u nënshtrohet disa ekzaminimeve të tjera mjekësore.

Gjermania do të luajë ndeshjen e saj të parë në Evropianin e Francës ditën e dielë, ndaj Ukrainës.

Top Channel