Euro 2016, zbulohet skuadra teknike e Top Channel

10/06/2016 00:00

Ngjarja më e rëndësishme sportive e këtij viti, Kampionati Europian i Futbollit, ku për të parën herë në histori do të marrë pjesë edhe Shqipëria, do të nisë sot me ndeshjen hapëse Francë-Rumani.

Duke filluar nga sot në orën 20:00 dhe çdo ditë para çdo sfide në Top Channel do të mund të ndiqni emisionin “Le Rendez-Vous”!

Mësoni të parët formacionet e skuadrave, dëgjoni analizat e çdo prag ndeshjeje nga specialistët më të mirë, intervistat e protagonistëve, lidhje direkte nga çdo stadium i Francës.

Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, Ervin Skela, së bashku me Blendi Shkëmbin do të jenë dy të ftuarit që do të bëjnë analizat e çdo takimi në emisionin e që do të drejtohet nga Elert Yzeiri.

Tashmë gjithçka është gati për takimin me historinë!

FOTO GALERI
1/1

Top Channel