24 debutuesit që duhen ndjekur

10/06/2016 00:00

Duhen edhe pak orë nga fërshëllima e parë e Euro 2016 dhe projektorët janë zhvendosur drejt impianteve sportive franceze, ku për herë të parë debuton edhe Shqipëria.

Por në këto finale nuk janë kuqezinjtë debutues. Në një artikull, faqja prestigjoze online e futbollit, Goal.com bën një renditje të 24 lojtarëve debutues për t’u ndjekur në këtë europian.

Në artikull është përzgjedhur nga një futbollist për çdo skuadër. Për Shqipërinë, Goal.com ka përzgjedhur kapitenin Lorik Cana, që është vendosur mes Gareth Bale, Hamsik, Paul Pogba dhe Eden Hazard.

Cana nuk është shqiptari i vetëm në këtë listë, pasi për t’u ndjekur me kujdes Goal.com këshillon edhe Granit Xhakën e Zvicrës.

FOTO GALERI
1/24
Shqiperia, Lorik Cana, 32 vjec

Top Channel