Shqipëri-Zvicër, Djourou: Duhet të jemi gati për të ‘luftuar’

10/06/2016 00:00

Është qendra e mbrojtjes së ekipit zviceran, lojtari më i rëndësishëm në prapavijë, Johan Djourou ka folur për sfidën e ditës së nesërme që Zvicra do të luajë ndaj Shqipërisë, ku edhe pse i vlerëson kuqezinjtë si inferiorë shprehet se pret një Shqipëri agresive.

“Emocionet do të jenë të mëdha, por ne duhet të ruajmë qetësinë dhe të zhvillojmë lojën tonë. Mendoj se Zvicra është një skuadër më e mirë se Shqipëria, por ky është një turne ndërkombëtar dhe të gjithë ekipet janë të fortë. Duhet të jemi gati për të luftuar sepse shqiptarët do të jenë agresivë. Duhet të gjejmë mënyrën e duhur për ndeshur me ta.” 

Me lojtarë të tillë në fushë si Xhaka dhe Shaqiri, Zvicra duket e konsoliduar në fazën sulmuese, por nuk kanë munguar kritikat për të besuarit e Petkovic në aspektin mbrojtës. Por Djourou siguron se të Zvicra mbizotëron harmonia dhe gjithçka do të jetë OK në Europian.

“Harmonia në skuadër është shumë e rëndësishme. Në futboll mbrojtja nis që nga sulmi, prandaj e theksoj janë 11 lojtarë që mbrojnë. Mendoj se skuadra ka lojtar shumë cilësor dhe ne do ta tregojmë këtë. Në muajin mars disa lojtarë nuk ishin pjesë e ekipit, por shpresoj se do të jemi gati 100 për ndeshjen e parë.” 

Zvicra nuk ka mundur në asnjë pjesëmarrje të saj në Europian ta kalojë fazën e grupeve, por kjo ka ndodhur në Botëror dy vite më parë, kur skuadra që atëherë drejtohej nga Ottmar Hitcfeld u eliminua në fazën e 1/8-vë nga Argjentina në kohën shtesë.

Top Channel