Kupa e Amerikës; Venezuela dhe Meksika kalojnë grupin

10/06/2016 00:00

Venezuela dhe Meksika kanë siguruar kalimin e ndeshjeve të grupit në Kupën e Amerikës pas dy ndeshjesh.

Me fitoret ndaj Uruguait dhe Xhamajkës, Venezuela dhe Meksika ndodhen në krye të grupit C me nga 6 pikë secila.

Ato do të jenë përballë njëra tjetrës pas 4 ditësh për të  përcaktuar edhe kush do të quhet fituesi i grupit C.

Në të njëjtën ditë do të luhet edhe ndeshja mes Urugait me Xhamajkën, të cilat do të luajnë për vendin e tretë, i cili sipas rregullores mund të çojë në kalim fazës së parë.

Uruguai-Venezuela 0-1; Goli i vetëm i ndeshjes nga Rondon në minutën e 36’.

Meksika-Xhamajka 2-0; Golat nga Hernandez në minutën e 18’ dhe Peralta në minutën e 81’.

Top Channel