“Tirana Fan Zone”, vende për 20 mijë tifozë

09/06/2016 00:00

Edhe Tirana i bashkohet kryeqyteteve europiane duke ngritur Fan Zonën e saj. Në qendër të sheshit “Nënë Tereza”, bashkia e Tiranës ka vendosur 2 ekrane gjigante, për të gjithë ata tifozë kuqezi të cilët nuk kanë pasur mundësi të shkojnë në Francë në mbështetje të përfaqësuese tonë të drejtuar nga Xhani De Biasi.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nëpërmjet rrjeteve sociale i ka bërë thirrje tifozerisë shqiptare të mbështesin kuqezinjtë nga Sheshi “Nënë Tereza”.

“Tirana Fan Zone” e cila organizohet për herë të parë në Shqipëri pritet të jetë një ambient 20 mijë vendesh dhe do të vendosen 2 ekran gjigantë.

Top Channel