Tifozë, ja si ta ngjyrosni kuqezi Kullën Eiffel

09/06/2016 00:00

Tifozët shqiptarë kanë mundësi që të ngjyrosin kuqezi Kullën Eiffel, në rast se fitojnë “luftën” me tifozët e tjerë në rrjetet sociale. “Orange” dhe Bashkia e Parisit kanë thënë se simboli francez do të ndryshojë ngjyrë çdo ditë.

Si bëhet? Kjo vlen për ditën kur do të luhen ndeshjet deri në orën 21:30, në rastin tonë, këtë të shtunë, por edhe në datat 15 dhe 19 qershor. Ju duhet të postoni në rrjete sociale, Facebook, Instagram, Twitter, me hashtagun #ALB (shkurtesë për Albania).

“Orange” do të masë gjithçka në një barometër në kohë reale dhe skuadra që merr mbështetjen më të madhe do të ngjyrosë monumentin e famshëm, ndërsa mesazhet më të bukur të tifozëve do të shfaqen gjithashtu në Kullën Eiffel.

Po ashtu, do të jetë edhe një çmim për tifozin e ndeshjes dhe do të zgjidhet ai që do të shkojë sa më larg me fantazinë e tij. Ai do të përzgjidhet në pushimin mes ndeshjes, ndërsa në përfundim do të ftohet ën fushë për të marrë trofeun.

Top Channel