Jahjaga, në Poloni: Drejtësi për gratë e përdhunuara nga forcat serbe gjatë luftës

09/06/2016 00:00

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga konsideron se Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës, për krimet që ka bërë gjatë luftës së fundit në vend, me theks të veçantë në abuzimet seksuale nga regjimi serb, të cilat i ka cilësuar si “çnjerëzore”.

Këtë deklaratë, ajo e ka bërë në hapjen zyrtare të “Samitit Global të Gruas 2016”, që organizohet në Varshavë të Polonisë, në të cilin trajtohen çështje të rolit të gruas në shoqëri dhe rëndësisë së fuqizimit ekonomik të saj.

“Pres që, përmes dialogut politik që kemi filluar me vendin fqinj, Serbinë, të arrihet njohja e krimeve mizore të dhunës seksuale që është kryer mbi njerëz të pafajshëm për përfitime politike, të luftohet kultura e mosndëshkimit, të dënohen autorët e këtyre krimeve që mbeten ende të lirë, si dhe të kërkohet falje për këtë krim lufte”, ka thënë ajo.

Jahjaga ka kërkuar nga institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare, të kërkojnë drejtësi për gratë e përdhunuara nga forcat serbe gjatë luftës.

Top Channel