Kosovë, Thaçi: Grup pune pa Beogradin për themelimin e Asociacionit

09/06/2016 00:00

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë gjatë kësaj të enjteje se, autoritetet e Kosovës do të formojnë një grup pune në ditët në vazhdim, i cili do të merret me themelimin e Asociacionit të Komunave serbe.

Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” raporton se, Presidenti i Kosovës nuk ka mundur të përgjigjet në pyetjen se, kush do të jetë në atë grup pune, por ka thënë se nuk do të ketë përfaqësues të Serbisë.

“Respektoj interesin legjitim të Serbisë, për popullin serb që jeton në Kosovë, por Kosova është e pavarur”, ka thënë Thaçi.

Ai ka përsëritur gjithashtu qëndrimin e Prishtinës se, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të jetë pa pushtet ekzekutiv, e kjo do të bëhet sipas marrëveshjes së Brukselit, ligjeve të Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Top Channel