UEFA, teste antidoping te kuqezinjtë

09/06/2016 00:00

Futbollistët e kombëtares shqiptare iu nënshtrohen testeve antidoping. Në mesditën e së enjtes, përfaqësues të UEFA mbërritën në Perros Guirec, ku ndodhet skuadra jonë përfaqësuese, duke përzgjedhur 10 lojtarët që kryen këto kontrolle që bëhen vazhdimisht nga qeveria e futbollit europian.

Ata që u thirrën për të kryer testet antidoping ishin Andi Lila, Frederik Vesli, Migjen Basha, Armando Sadiku, Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Bekim Balaj dhe Odise Roshi.

Ndërkohë, një test i tillë është kryer edhe gjatë fazës përgatitore në Austri, por atë kohë, UEFA kishte zgjedhur tetë lojtarë të tjerë.

Qeveria e futbollit europian ka paralajmëruar se do të ketë kontrolle më të shpeshta në këtë Europian, pas skandaleve që kanë përfshirë sportet e tjera.

Top Channel