Gruaja që i jep gji…të dashurit

09/06/2016 00:00

Një grua amerikane është vënë në shënjestër të rrjeteve sociale pas deklaratës së bërë një javë më parë, ku tha se kishte hequr dorë nga puna për të ushqyer me gji të dashurin e saj 36-vjeçar.

Jennifer Mulford nga Atlanta zemëroi nënat dhe shoqatat e tyre pas deklaratës se kishte ndërmend të zgjeronte nismën e vet duke ftuar edhe femra të tjera që t’u jepnin gji të partnerëve të tyre.

Ajo thotë se i dashuri i saj, Brad Leeson, që është një ‘bodybuilder’ profesionist, ‘ushqehet’ çdo dy orë dhe flet edhe për efektet pozitive të kësaj zgjedhjeje që ka bërë.

“Kjo na ka përmirësuar jetën tonë seksuale. Bëjmë 6 deri në 7 herë seks në ditë dhe me ndihmon që të jem më e qetë”, thotë ajo.

Rrëfimin Jennifer e bëri për radion KIIS në Australi dhe menjëherë është akuzuar nga nëna dhe shoqatat e tyre se po “seksualizon” dhënien gji të foshnjeve.

FOTO GALERI
1/3
Jennifer Mulford dhe i dashuri i saj, Brad Leeson

Top Channel