Graniti kundër Taulantit, sfida e çuditshme e vëllezërve Xhaka

09/06/2016 00:00

Granit Xhaka është një prej futbollistëve nga i cili do të pritet shumë në Europianin e Francës. Mesfushori i përfaqësueses zvicerane, në një intervistë për faqen e UEFA, ka folur për atmosferën që mbizotëron te skuadra e tij në këtë moment.

“Atmosfera në ekip është shumë e mirë duke marrë parasysh humbjet radhazi të pësuara në miqësoret me Bosnjën e Irlandën”, tha Xhaka. Ndaj Belgjikës luajtëm mirë, por përsëri humbëm. Kur u përballëm me Moldavinë, rezultati ishte ai që kishte më shumë rëndësi për ne. Gjithsesi, atmosfera është pozitive dhe shpresoj të mbetet e tillë”.

Zvicra do të luajë ndeshjen e parë në Evropian me Kombëtaren shqiptare dhe për Xhakën kjo përballje do të jetë e veçantë pasi ai do të luajë kundër vëllait të tij, Taulantit.

“Kam një marrëdhënie të shkëlqyera me vëllain tim”, vijoi Granit Xhaka. Nuk jemi vetëm vëllezër. Taulanti është edhe miku im më i mirë. Kur pamë që shorti na vuri në një grup, patëm një ndjenjë të çuditshme. Të dy ishim pak nervozë, por tani jemi qetësuar”.

Kjo sfidë mes vëllezërve duket se do të vendosë në dilemë edhe prindërit e Granit e Taulant Xhakës, por futbollisti i ri i Arsenalit nuk e pranoi këtë teori.

“Prindërit tanë do jenë të dy në stadium”, tha Xhaka. Nuk ka shumë dilema se kë do të mbështesin. Për fat ata kanë 2 duar, një dorë do të ngrihet për Zvicrës dhe një për Shqipërinë”.

Top Channel