Kupa e Amerikës; Brazili “tenis” me Haitin

09/06/2016 00:00

Pas barazimit në ndeshjen e parë përballë Ekuadorit, Brazili është rikthyer në origjinë duke mundur me rezultat tenistik 7-1 Haitin.

Njeriu i ndeshjes pa dyshim që mund të quhet Coutinho, i cili shënoi tre gola në këtë ndeshje, 2 në pjesën e parë 14’ e 29’ dhe golin e fundit në minutat shtesë të pjesës së dytë.

Po ashtu i pa përmajtshëm ishte edhe Renato Augusto i cili shënoi dy herë në portën e Haitit, 35’ dhe 86’.

Në fillim të pjesës së dytë shënuan edhe Gabriel Barbosa, 49’ dhe Lucas Lima 69’.

Golin e nderit për kombëtaren e Haitit e shënoi Max Hilarie në minutën e 70-të.

Ndërkohë ndeshja tjetër e grupit B në Kupën e Amerikës mes Ekuadorit dhe Perusë ka përfunduar me rezultatin e barabartë 2-2.

Peruja nuk ka mundur dot të ruaj avantazhin e dy golave në pjesën e parë, Cueva 5’ dhe Flores ’13.

Për Ekuadorin shënuan Bolanos 48’ dhe  Achilier 93’.

Top Channel