Mediat analizojnë emrat e shqiptarëve të Zvicrës

09/06/2016 00:00

Afrimi i përballjes Shqipëri-Zvicër ka rritur fantazinë e mediave helvetike për të cilat përbën lajm çdo gjë që ka lidhje me Shqipërinë.

Së fundmi e përditshmja Blick ka analizuar prejardhjen e emrave të 5 futbollistëve shqiptarë që luajnë për Zvicrën, një gjetje kjo e drejtuesve të kësaj mediaje ndoshta edhe për të rritur tirazhin e gazetës.

Sipas Blick, emrat e Behramit, Shaqirit dhe Xhakës janë më shumë patriotikë se të tjerët.

Sipas tyre kuptimi në shqip i emrit Valon ka të bëjë me fluturimin, ndërsa Granit është emri i një shkëmbi të fortë, që simbolizon fuqinë dhe paprekshmërinë.  Emri më patriotik sipas Blik është ai i Xherdan Shaqirit.

Kuptimi i fjalës Xherdan për ta është mbajtësja e fishekëve të armëve të luftëtarëve.

Nuk ka kaluar pa batutë ky emër, ku gazetarët e Blick shpresojnë që Shaqiri ta ketë të mbushur me fishekë gjerdanin e tij në sfidën me Shqipërinë.

Emri më paqësor ka rezultuar ai i Xhemailit, Artikulli i Blick është mbyllur me këtë frazë: Le të shpresojmë se të shtunën Gjerdani të ketë fishekët e duhur, valoni të fluturojë në fushë, Xhemajli të lulëzojë si në ndeshjen miqësore, graniti të mbetet shkëmb i pathyeshëm në mesfushë dhe gjuajtjet e Mehmedit të jetë për t’u admiruar.

Top Channel