Lila: Të japim 200% për të mundur Zvicrën

08/06/2016 00:00

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Andi Lila, thotë se gjendja psikologjike e skuadrës është shumë e mirë dhe se do të japin 200% për të marrë një rezultat pozitiv ndaj Zvicrës.

“Gjendja psikologjike e skuadrës është shumë e mirë. Futbollistët do të japin më të mirën. Do të japim 200% për të nderuar fanellën dhe veten. Mendoj se kemi të gjitha mundësitë që të dalim ashtu si duam ne nga kjo ndeshje”, u shpreh Lila.

Mbrojtësi i krahut ka vetëm fjalë të mira për grupin e lojtarëve të kombëtares, duke thënë se Europiani i ka afruar edhe më shumë me njëri-tjetrin dhe se do të tentojnë të bëjnë gjëra të mëdha bashkë.

“Këto ditë që jemi bashkë e ka forcuar edhe më shumë grupin tonë. Duke parë që jemi gjatë gjithë kohës bashkë na duket sikur kemi qenë kështu gjithë jetës dhe kjo është një gjë pozitive. Ne jemi shumë të afërt me njëri-tjetrin, por mendoj se Europiani do të na afrojë edhe më shumë”, tha ai.

Top Channel