Carlos Carballo do gjykojë ndeshjen e parë të Shqipërisë

08/06/2016 00:00

Spanjolli Carlos Velasco Carballo do të jetë gjyqtari kryesor i sfidës të parë të Shqipërisë në Europianin e Francës. Arbitri spanjoll, i cili gjykon ndeshje në La Liga që prej vitit 2004, u konfirmua në faqen zyrtare të UEFA-s.

45-vjeçari i cili cilësohet si një prej gjyqtarëve më të mirë të kontinentit ka arbitruar finalen e Europa Leagues në vitin 2011.

Carballo njihet si arbitër autoritar, i ashpër dhe që nuk i kursen kartonët, gjë e cila mund të jetë në disfavorin e kuqezinjve të cilët luajnë fort fizikisht.

Në dhjetë ndeshjet e fundit që ka gjykuar, 45-vjeçari ka dhënë 60 kartonë të verdhë dhe 4 të kuq.

Top Channel