Monica, “kapitene” jashtë fushe

08/06/2016 00:00

Lorik Cana do të udhëheq skuadrën kombëtare në fushë, ndërsa jashtë saj, bashkëshortja e tij, Monica Ercoli.

Kështu të paktën mendon tabloidi “The Sun” që ka zgjedhur 24 bashkëshortet më të bukura të këtij Europiani, nga një për secilën skuadër.

Mediat ishullore nuk harron të kujtojë faktin që Lorik Cana ka pasur në krah shumë bukuroshe shqiptare, ndërsa shkruan se kur u transferua tek Sunderland ai erdhi bashkë me ish-Miss Universe.

Ashtu si skuadra në fushë, edhe Monica ka një konkurrencë të fortë në Grupin A. Kjo pasi Franca prezantohet me të dashurën e mbrojtësit Sagna, Ludivine Kadri, ndërsa Zvicra me të dashurën e Valon Behramit, Elena Bonzanni dhe Rumania me Sabrina Chiriches, bashkëshorten e Vlad Chiriches.

FOTO GALERI
1/25
MONICA ERCOLI (SHQIPËRIA)

Top Channel