Gianluca Vialli: Shqipëria mund të jetë Leicesteri i Europianit

08/06/2016 00:00

Pasi Leicester City tronditi kampionatin anglez, ish-trajneri i Chelseat, Gianluca Vialli, mendon se ekipet e ashtuquajtura të vogla mund të bëjnë befasinë në Europian.

Vialli, që veshi fanellën e Italisë në Europianin e 1988 dhe 1992, mendon se kombëtaret që nuk janë favorite si Shqipëria, Uellsi apo Irlanda mund të triumfojnë këtë verë.

“Besoj se ky do të jetë viti i skuadrave të vogla. Nuk do të befasoshesha në rast se një kombëtare e tillë, nëse jo ta fitojë Europianin, të jetë në finale. Dhe këtu kam në mendje Shqipërinë, kam në mendje Uellsin, Iralnden apo Austrinë”, u shpreh ish-lojtari i Juves.

Vialli solli në kujtesë edhe triumfin e Greqisë në Europainin e 2004-s dhe ish-lojtari i Chelseat beson se trofeun do ta ngrejë një skuadër që nuk e ka bërë një gjë të tillë më parë.

Top Channel