Kolumbia në çerekfinale të Kupës së Amerikës

08/06/2016 00:00

Kolumbia është skuadra e parë që kalon në çerekfinale të Kupës së Amerikës. Carlos Bacca dhe James Rodriguez ishin autorët e dy golave në fitoren 2-1 ndaj Paraguait.

Kolumbia arriti t’i shënojë dy golat që në pjesën e parë, ndërsa më pas e pati të lehtë të menaxhonte avantazhin e dyfishtë, megjithëse Victor Ayalas shkurtoi diferencën 20 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkatërruan 4-0 Kosta Rikën, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt çerekfinaleve.

Clint Dempsey nga pika e bardhë e penalltisë hapi serinë e golave pas vetëm 9 minutash, ndërkohë që Jarmein Jones dhe Bobby Wood vulosën fitoren e Shteteve të Bashkuara që në pjesën e parë. Në fund kishte vend edhe për golin e Zusit. Falë këtij suksesi Amerika u ngjit në vendin e dytë të grupit A në kuotën e 3 pikëve.

Top Channel