Ronaldo, trofe para europianit

08/06/2016 00:00

Ende pa filluar europiani, Cristiano Ronaldo arrin ta fitojë një trofe. Portugezi është lojtari më i ndjekur në Euro 2016 duke u shpallur kështu dhe mbreti i rrjeteve sociale.

Lojtari i real madrid ka 112 mln fansa në FB, më shumë se 42 mln ndjekës në Tëitter dhe 60 mln në Instagram.

Vendi i dytë ndahet mes gjermanit Mesut Ozil, anglezit Uejn Rooney dhe uellsianit Garet Bejl. Përsa i përket kuqezinjve tanë, ai që ka më shumë ndjekës është kapiteni i skuadrës Lorik Cana, me rreth 546 mijë fansa.

Mes kuqezinjve ai që shihet si më aktivi i rrjeteve sociale është sulmuesi i Kolorado Rapids, Shkëlqen Gashi i cili nuk lë ditë pa postuar diçka rreth vetes.

Top Channel