10 shenjat që ju thonë t’i jepni fund lidhjes

08/06/2016 00:00

Ndoshta edhe ju keni një mik apo të njohur i cili është lidhur me një femër, e cila ju bën me dhimbje koke, ajo është e krisur dhe posesive. Të gjithë mund të shohin se vajza është e dëmshme dhe po e çon në “greminë” mikun tuaj, e ju i thoni vetes se “kjo nuk mund të ndodhë me mua”, por ja që është e mundur.

Si përfundojnë njerëzit në një lidhje jo të shëndetshme ku paralajmërimet se partneri/ja është vetëm një lajm i keq? Është sepse dashuria na ka zënë sytë.

1- Për të, bota vërtitet rreth saj

2-Ju nuk mund të duroni miqtë e saj
Nuk është e nevojshme të bëheni miq me miqtë e saj, por nëse pas një ore të kaluar me ta, je bërë me dhimbje koke, atëherë duhet ta rivlerësosh marrëdhënien me atë femër.

3-Ajo thotë se të gjithë ish-ët e saj janë idiotë
Kujdes, kjo merr dy kuptime, ajo afron rreth vetes së saj vetëm dështakë. Por kjo mund të nënkuptojë edhe mendimin e saj për ty.

4-Ajo i trajton kamerierët si plehra
Ju mund të merrni informacion të rëndësishëm në lidhje me një person nga mënyra se si ata trajtojnë të huajt, veçanërisht ato në një rol shërbimi si një kamerier, apo nëpunës i bankës.

5- Ajo kërkon të përkujdesesh për të si një princeshë

6- Ajo bëhet nevrike kur dilni me miqtë tuaj
Në disa raste gratë zemërohen kur mësojnë se ju do takoni miqtë tuaj. Por në fakt një grua e mirë duhet të jetë motivuese që ju të mbani marrëdhënie të mirë me shokët tuaj. Nëse kuptojnë këtë, atëherë marrëdhënia në çift bëhet më e mirë.

7- Ajo kurrë nuk kërkon falje për fajet e saj

8- Ju nuk ndani ndonjë vlerë të madhe
Nuk ka rëndësi se sa e doni njëri-tjetrin, në rast se ju dhe partnerja juaj nuk jeni në të njëjtin qëndrim në aspektin e gjërave të tilla si vlerat apo qëllimet e jetës, gjërat mund të jetë ashpra. Çiftet që ndajnë pjesën më të madhe të njëjtat vlera dhe gjithashtu qëllimet e jetës janë më të lumtur dhe kanë krijuar marrëdhënie më të mira ndryshe nga çiftet që nuk i kanë.

9-Ajo është armiqësore
A e dini se gratë janë të paktën po aq, ndonjëherë edhe më tepër, sa burrat për të shkaktuar dhunë në familje? Po, grushta e saj nuk mund t’ju lëndojnë, por në qoftë se e dashura juaj bëhet e dhunshme sa herë që debatoni, është një shenjë për t’i dhënë fund kësaj lidhjeje.

10-Ajo nuk ju tregon vlerësim
Mendimet e mirënjohjes mbajnë një marrëdhënie të shëndetshme dhe në ecuri të mirë. Në qoftë se ndoshta e dashura juaj rrallë  ju falënderon për gjëra të këndshme që ju bëni,  bën që dashuria juaj të fillojë e të venitet.

Top Channel