Tifozët e rrahin, “Drejtori” tenton t’i vrasë me armë (VIDEO)

08/06/2016 00:00

Java e fundit në kategorinë e dytë të futbollit ukrainas për pak mund të ishte tragjike. Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash, ku “miqtë” kanë dhunuar drejtorin sportiv, e ky i fundit është parë sërish me një armë në dorë me të cilët kishte si synim të vriste tifozët.

Në ndeshjen Poltava- Cherkaskyi Dnipro, tifozët miq ishin duke festuar fitoren dhe hodhën brenda fushës fishekzjarrë, në këtë moment ka ndërhyrë Drejtori Sportiv i ekipit të Poltava-s dhe ndihmësi i tij, duke ua hedhur mbrapsht ato.

Kaq është dasjhur që ndaj tij të vërshojnë disa prej tifozëve të Cherkaskyi Dnipro dhe e kanë sulmuar fizikisht.

Pasi është sulmuar dhe dhunuar barbarisht nga tifozët e ekipit mik, Bogdan Vinnytsia, drejtori sportiv i ekipit të kategorisë së dytë ukrainase ka shkuar dhe ka marrë një armë zjarri e më pas është nisur sërish drejt grupit të tifozëve.

Por fatmirësisht është ndalur në kohë nga anëtarët e tjerë të stafit, të cilët siç edhe mund të dallohet në video e kanë bindur të kthehet.

Top Channel